Numri i vrasjeve dhe veprave penale në tërësi është ulur në vitin 2022, krahasuar me një vit më parë, sipas Institutit të Statistikave.

Nga 35.175 vepra penale të regjistruara në vendin tonë gjatë vitit 2021, ky numër është ulur me 4.8 për qind në vitin 2022, kur janë regjistruar 33.476 vepra penale.

Janë ulur vrasjet dhe rastet e tentativave për vrasje, ndërsa vihet re rritje e dhunës në familje dhe krimeve seksuale.

Në vitin që lamë pas, janë denoncuar më shumë raste korrupsioni, duke përfshirë këtu mashtrimet dhe vjedhjet duke shpërdoruar detyrën.

Sipas Instat, meshkujt përbëjnë 94,3 % të totalit të autorëve të veprave penale.

Në vitin 2022, numri i procedimeve penale të regjistruara është 25.708 procedime, 9.3 % më pak, krahasuar me vitin 2021, thuhet në raport. Një ulje të lehtë ka pësuar dhe numri i të burgosurve

Në vitin 2022, numri i të burgosurve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale është

4.944 persona kanë rënë pas hekurave gjatë vitit 2023, 0.2 për qind më pak se në vitin 2021. Shumica nga të dënuarit janë meshkuj, plot 98.7 për qind. Pjesa më e madhe e të dënuarve janë të rinj nga mosha 21-29 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA