Universiteti Europian i Tiranës nderoi me titullin Doctor Honoris Causa redaktorin e njohur të revistës britanike “The Economist”.
Senati Akadamik i këtij universiteti e vlerësoi Xan Smiley për kontributin historik në mbrojtje të vlerave të liberalizmit përmes gazetarisë cilësore por dhe për lidhjen historike e simbolike me Shqipërinë, përmes të të atit, kolonelit britanik David Smiley, i cili shërbeu në mision gjatë Luftës së Dytë Botërore
“E di se çdo vend ka probleme, por diçka mund them me siguri: Tirana sot është krejt e panjohshme. Nuk mund t’i besosh ndryshimeve prej 1993-shit e deri më sot. E di se ka probleme, e më kanë përmendur disa prej tyre. Por ajo që mund të shihni këtu është ndryshim fantastik. E di se njerëzit janë pak kritikë rreth shtypit këtu, por të paktën kushdo mund të flasë hapur, mund të udhëtojë, mund të kritikojë. Mendoj se përparimet, edhe pse ka ndoshta probleme, janë aq të mëdha, sa të kthehem 30 vite më pas, ndihem shpresëplotë dhe optimist dhe të çmoj ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur”- u shpreh Xan Smiley – editor i The Economist.
Rektori i Universitetit Europian të Tiranës, Tonin Gjuraj dhje dekania e fakultetit të shkencave humane, Belinda Budini thanë se miratimi për dhënien e titullit u aprovua dhe nga ministrja e arsimit.
Kjo është vizita e dytë e Xan Smiley në vendin tonë pas 30 viteve. Ai do të jetë gjithashtu një nga folësit kryesorë në konferencën shkencore ndërkombëtare, Ditët e Studimeve Shqiptare, që organizohet në UET, më 28 dhe 29 prill e ku do të trajtohet çështja e integrimit europian.
Top Channel