Një vajzë ka mbetur me mavijosje të tmerrshme në të gjithë trupin e saj, pasi u sulmua dhunshëm nga i dashuri i saj.
Jessica Davies ishte vetëm 15 vjeçe dhe ende në shkollë, kur filloi të takohej me Thomas Parry, atëherë 21 vjeç.
Sa filluan marrëdhënien e tyre, Xhesika thotë se shpejt e gjeti veten nën tetë vjet sjellje kontrolluese, e cila e bëri atë të besonte se ai do ta vriste.
Ajo fillimisht u përpoq të largohej nga Parry në moshën 19-vjeçare, por u bind të kthehej tek ai, pasi i premtoi asaj se kishte ndryshuar.
Por ai rifilloi sjelljen e tij të dhunshme, e cila kulmoi me një dhunë të tmerrshme, të cilën edhe policët e konsideruan si të neveritshme.
Në 70-vjetorin e babit të saj ndodhi një sherr, ku Parry i masakroi fytyrëm Jessica-s. Pasi u kthyen në shtëpi, ai vazhdoi dhunën duke e mavijosur në të gjithë trupin, ndërkohë që djali i tyre 2 vjeç ndodhej i sëmurë nga lija e dhenve, në dhomën e gjumit aty pranë.
Nga fotot e publikuara shihet dhuna e tmerrshme që ka ushtruar ai ndaj Jessica-s, ku këmbët, krahët dhe shpinën e saj ishin të mbuluara me mavijosje të rënda.
Jessica tani 23-vjeç tha për “The Sun”: Ai më kapi flokët dhe filloi të më godiste kokën në divan. Më pështyu dhe më goditi dhe isha gjysmë e vetëdijshme në një moment. Dhimbja ishte aq e tmerrshme saqë trupi im u mpi. U bë i zi dhe blu nga të gjitha mavijosjet. Ai më goditi aq fort në fytyrë, saqë gjaku nga hunda ime nuk po pushonte. Kur u pashë në pasqyrë, mezi e njoha veten.
Jessica gjeti mundësinë dhe arratis nga shtëpia, ku më pas i tregoi fotot e plagëve familjes së saj, të cilët menjëherë kontaktuan policinë. Fotot e mavijosjeve të saj ishin aq të rënda, sa një nga policët që po hetonte rastin u përlot kur i pa.
“Ai ishte absolutisht i egër dhe u përpoq të më çnjerëzonte në çdo mënyrë që mundi. Më tha se askush nuk mund ta ndalonte. Më pas Parry më mbajti në shtëpi për dy javë në mënyrë që askush të mos i shihte mavijosjet e mia dhe më detyroi t’i tregoja familjes sime se kisha Covid, në mënyrë që ata të mos mund të vizitonin”, u shpreh ajo.
Pas kalvarit, ajo tani ka folur me guxim për përvojën e saj traumatike, për të rritur ndërgjegjësimin për abuzimin në familje. Parry i cili kishte dhe 14 dënime të mëparshme, u burgos katër vjet në mars në Cardiff Crown Court.
Top Channel