Trajneri i Real Sociedad: Të luash në 10 të darkës dëmton lojtarët dhe tifozët

28/04/2023 13:26

Trajneri i Real Sociedad, Imanol Alguacil, është shprehur kundër luajtjes së ndeshjeve në orën 22:00.

Sipas teknikut një gjë e tillë dëmton lojtarët dhe tifozët.

“Për momentin, shumë nga djemtë që kanë luajtur kundër Betisit janë vërtet të lodhur. Jam dakord me shumë trajnerë, duke luajtur në orën 10 të mbrëmjes për fansat është m*t. Po vrasim futbollin, nuk ndihmon as kontribuon për ndeshjen dhe për fansat nuk është orar për të shkuar në stadium.”-tha ai në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Osasuna-n./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA