Një valë sulmesh ajrore ruse në qytete anembanë Ukrainës, përfshirë Kievin, kanë lënë të vdekur të paktën 19 persona.
Shtatëmbëdhjetë persona duke përfshirë një fëmijë u vranë në sulmin që goditi një bllok banesash në qytetin qendror të Umanit, thanë zyrtarët.
Sipas mediave të huaja, pa jetë mbetën fatkeqësisht edhe një grua dhe vajza e saj trevjeçare në qytetin e Dnipro.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shpreh se blloku i apartamenteve ishte në mesin e 10 ndërtesave të banimit që u dëmtuan në Uman.
Shërbimi shtetëror i shpëtimit tha se fëmija i vrarë në qytet kishte lindur në vitin 2013 dhe 11 persona të tjerë kishin nevojë për trajtim spitalor. Zelensky tha se sulmet treguan veprime të mëtejshme ndërkombëtare që duhen ndërmarrë kundër Rusisë.
“E keqja mund të ndalet me armë, mbrojtësit tanë po e bëjnë këtë. Dhe mund të ndalet me sanksione – sanksionet globale duhet të rriten,” tha ai në një postim në Twitter.
Kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit tha se ky ishte sulmi i parë raketor rus në kryeqytet në 51 ditë.
Top Channel