Shkodër/ U kap duke transportuar me kamion dru të prera, në ndjekje penale 46-vjeçari

28/04/2023 14:07

Një 46 vjeçar është në ndjekje penale, pasi u kap duke transportuar me kamion, dru të prera ilegalisht.

B. T., banues në fshatin Shtoj i Vjetër të Shkodrës, u kap në vendin e quajtur “Rrethi i Hotit”, teksa transportonte me kamion 5 m3 dru zjarri.

46 vjeçari akuzohet për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Policia e Shkodrës ka kapur dhe ndaluar një 22 vjeçar të shpallur në kërkim. G. B., dyshohet se më datë 16.04.2023, ka vjedhur mallra të ndryshme ushqimore, në një market.

Po ashtu u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 48 vjeçarin L. M., banues në fshatin Pulaj Plazh, Velipojë, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi në banesën e tij, pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

“DVP Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje dhe procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë, për krime kundër mjedisit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kapën dhe ndaluan shtetasin G. B., 22 vjeç, banues në Shkodër, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 16.04.2023, ka vjedhur mallra të ndryshme ushqimore, në një market. Strukturat hetimore referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. T., 46 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Rrethi i Hotit”, Shkodër, duke transportuar me kamion, 5 m3 dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu, këto struktura referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. M., 48 vjeç, banues në fshatin Pulaj Plazh, Velipojë, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi në banesën e tij, pa lejen përkatëse. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA