Shit-blerje ari e argjendi/ Skema e pastrimit të parave! Floriri blihej fiktivisht në Itali, paratë vinin në Shqipëri

28/04/2023 14:55

Dy shtetas shqiptarë dhe dy italianë kryenin pastrim parash, nëpërmjet tregtisë së floririt në vendin tonë.

Kreshnik Kurti, Klejda Kurti, Pietro Cosentiono dhe Nicoleta Isabella Jolanda de Petris Borroni Trebbi janë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për veprat penale fshehje e të ardhurave dhe pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, shkruhet se këta shtetas ushtronin veprimtarinë e Brokërimit, e kamufluar pas aktivitetit Call Center, ku janë përfshirë disa operatorë ekonomikë që operojnë në vendin tonë dhe synojnë përfitimin e paligjshëm me vlera të konsiderueshme nëpërmjet mashtrimit të shtetasve të huaj.

Subjekti TIRANA-BULLION Sh.p.k, me administratore Klejda Kurtin ishte shoqëria fiktive ku bëhej eksportimi i floririt me qëllim tregtimin. Në dosje, tregohet se si më vonë, në shkurt të vitit 2017, në këtë shoqëri u shtuan si aksioner tre të dyshuarit e tjerë dhe u ndryshua adresa e subjektit, në rrugën “Ismail Qemali”.

TIRANA-BULLION bënte blerje fiktive të floririt dhe më pas shitje fiktive me fatura tatimore për të justifikuar transfertat e vlerave të larta monetare me origjinë të dyshuar kriminale dhe që kapin shifrën e miliona eurove nga Bankat Italiane në ato Shqiptare.

Në dosjen hetimore me prokuror Bledar Valikajn listohen të gjitha transfertat fiktive me emrat përkatës, shumica prej të cilave i përksasin Espozito Preziosi SRL.

Kompania ka bërë shit-blerje kryesisht të arit dhe më pak të argjendit në Itali. Blerjet e floririt janë fiktive, thuhet në dosje, pasi kompania pa asnjë pikë magazinimi në Itali, blen flori të përdorur në Itali dhe e shet po në Itali, ndërsa të ardhurat i xhiron në bankat shqiptare, ku më pas vlerat monetaret tërhiqen nga bankat dhe zhduken.

Ky veprim pa logjikë ekonomike dhe financiare vërteton se TIRANA-BULLION sh.p.k është fiktive dhe e krijuar për të mbuluar transferimet e bëra nga bankat italiane në ato shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA