Dy shtetas turq janë në procedim penal pasi janë kapur në Rinas me 47 mijë euro të padeklaruara.
Policia Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll më të detajuar dy shtetasit E. G., dhe S. S. Gjatë kontrollit fizik dhe të çantave të shpinës, ku 63 vjeçarit E. G., i janë gjetur 30 450 euro ndërsa 35 vjeçarit S. S., i janë gjetur 17 000 euro, të cilat nuk i kishin deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji.
Gjithsej 47 450 euro u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa për dy turqit banues në Stamboll, nisi procedimi penal në gjende të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Sipas policisë, materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
“Rinas/Policia Kufitare godet 2 raste të tjera të mosdeklarimit të të hollave. Sekuestrohen 47 450 euro. Procedohen penalisht 2 shtetasit turq që nuk i deklaruan në kufi, siç përcaktohet në ligj.
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, të bazuara në analizën e riskut, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në dalje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, shtetasit turq E. G. dhe S. S. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të çantave të shpinës, shtetasit E. G. i janë gjetur 30 450 euro, ndërsa shtetasit S. S. i janë gjetur 17 000 euro, të cilat këta shtetas nuk i kishin deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 47 450 euro.
Në vijim të veprimeve nisi procedimi në gjendje të lirë për poseduesit e shumave të parave, shtetasit E. G., 63 vjeç, dhe S. S., 35 vjeç, të dy banues në Stamboll, Turqi, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel