Rusia mohon vizitën konsullore me gazetarin e arrestuar amerikan

28/04/2023 08:21

Rusia tha të enjten se po refuzon një vizitë të ardhshme konsullore për gazetarin e arrestuar amerikan Evan Gershkovich, në shenjë hakmarrjeje për refuzimin amerikan për të lëshuar viza për disa gazetarë rusë.

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov u ankua fundjavën e kaluar se Shtetet e Bashkuara u kishin refuzuar vizat gazetarëve rusë që do të udhëtonin me të në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Në përgjigje, Ministria e Jashtme ruse tha të enjten: “Ambasada e SHBA-së u informua se kërkesa e saj për një vizitë konsullore më 11 maj me shtetasin amerikan Gershkovich, i cili u ndalua me akuzën e spiunazhit, është refuzuar”.

Moska paralajmëroi se “masa të tjera të mundshme hakmarrëse janë duke u përpunuar”.

Gershkovich, një gazetar i Wall Street Journal, u arrestua muajin e kaluar ndërsa ishte në detyrë. Rusia pretendon se ai u kap duke spiunuar një instalim ushtarak rus. /VOA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA