Kryeministri i vendit, Edi Rama mbrëmjen e sotme ndodhet në Greqi ku merr pjesë në Forumin Ekonomik “DELPHI 2023, World Affairs”, ku ndër të tjera ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Ai u shpreh se stabiliteti në rajon është i rëndësishëm ndërsa sa i përket marrëdhënieve më Rusinë, Rama tha se vetëm Kosova dhe Serbia nuk janë të ndikuara nga Rusia ndërsa vendet e tjera të rajonit ende nuk i kanë shkëputur marrëdhëniet.
“Dialogu Kosovë Serbi është ende çështje e madhe dhe zgjidhja do të thotë të mbyllësh një kapitull përgjithmonë. Kjo është diçka shumë e rëndësishme dhe strategjike, marrëdhëniet janë shumë më mirë se ç’kanë qenë më përpara, ekziston mungesa e stabilitetit. Duket sikur rusët duan të ndezin fitilin. Kur flitet për gjeopolitikën e Ballkanit Perëndimor kemi një marrëdhënie shumë komplekse, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali I Zi. Shqipëria nuk ka fare lidhje me ndikimin rus ndërsa dy të tjerat janë nën influencën ruse ndërkohë është edhe Serbia dhe Bosnja me ndikim rus ndërsa Kosova është si ne. Në Serbi ndikimi rus është deri në 70% krahasuar me Shqipërinë që mund të jetë deri në 1.2%. Shqipëria Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë miratuar sanksionet ndërsa Serbia nuk e ka bërë, kjo mund të jetë një pikë kthese. Ne kemi përqafuar 100% sanksionet dhe nuk është problem për ne ndërsa në rastin e Serbisë sanksionet do të përktheheshin në mungesë gazi kështu që është më mirë të ecim me hapa të qëndrueshëm drejt unifikimit të sanksioneve. Duhet të mbajmë parasysh faktin që Vuçiç është në situatë të vështirë, jo vetëm ai por kushdo të ishte në drejtimin e Serbisë, ku popullariteti i Putinit është më i madhe se i tij, mendoj se po bën gjënë e duhur. Ne kemi mbështetur Ukrainën gjatë gjithë kohës por duhet të përkufizojmë që çfarë ndodh nëse Ukraina fiton luftën dhe për sa kohë nuk kemi përkufizim të saktë duhet të mbijetojmë me shkatërrimin e gjakshëm dhe të ngrirë, kjo është diçka që mund të vazhdojë përgjithmonë.”- tha Rama.
Top Channel