Rama merr pjesë në forumin ekonomik të Delphit: I pakënaqur me nivelin e investimeve greke në Shqipëri

28/04/2023 19:40

Nga forumi ekonomik i Delphi-t në Athinë, kryeministri Edi Rama u shpreh i pakënaqur me nivelin e investimeve greke në Shqipëri, përballë mundësive dhe potencialit që ekziston.

Nuk është nevoja të jemi në BE që të shtojmë marrëdhëniet me Greqinë. S’kemi pse presim. Greqia  tashmë ka kthyer sytë nga rajoni. Është humbur shumë kohë në të shkuarën”– u shpreh Rama.

Ndryshe nga forume të ngjashme në të shkuarën, Edi Rama ia kurseu kritikat BE-s.

Me BE ne arritëm të çelim bisedimet. Ne jemi të devotshëm në dashurinë me BE dhe nuk heqim dorë kollaj. BE është me e devotshme tani pas nisjes së luftës në Ukrainë. Tani ka një frymë të re dhe shpresoj kjo të shtohet dhe jo të zbehet. Ne tani jemi duke folur me BE. Po punojmë çdo ditë me BE. Çfarë BE mund të sjellë në vendet tona është diçka që ne nuk mund ta shpikim.  Njohuria e BE është e thellë dhe e nevojshme për vendet tona në Ballkan,  në ndërtimin e institucioneve. Është një ekspertizë e pazëvendësueshme“- shtoi Rama.

I pyetur për efektet e luftës në Ukrainë në rajonin e Ballkanit Edi Rama dha këtë përgjigje.

Ballkani perëndimor ka qenë pjesë luftërash dhe urrejtje. Ne jemi tani në pjesën më të mirë të historisë së rajonit dhe kjo falë BE dhe SHBA. Prej shekujsh ne nuk flisnim me njëri tjetrin. Tani 8-9 vitet e fundit ne po flasim. Nëse flasim për politikat e jashtme të vendeve ballkanike ne kemi një panoramë të përzier. Shqipëri është tërësisht pa influencë ruse. Kosova plotësisht pa influencë ruse.  Në Serbi dhe Bosnjë kemi një panoramë krejt tjetër. Marrëdhëniet tona me Rusinë janë të një lufte të ftohtë”- theksoi Rama.

Dialogun Kosove Serbi Edi Rama tha se e shikon si mbylljen e shumë kapitujsh me shumë gjak. “Është me rëndësi parësore të mbyllen këto kapituj. Ka shumë punë përpara për t’ia dalë” deklaroi Edi Rama.

I pyetur për zgjedhjet në Turqi Edi Rama tha se është asnjanës por i kujtoi audiencës se ai është një mik i presidentit Erdogan, dhe nëse do të përgjigjej, përgjigja e tij nuk do të pëlqehej.

Me apo jo Erdoganin Turqia mbetet faktor stabiliteti në Europë”, deklaroi Edi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA