Motorët e fushatës elektorale janë ndezur, e bashkë me fushatën edhe premtimet elektorale.

Deputeti Dashamir Shehu, i ftuar në “Më lër të flas”, ironizoi premtimet duke thënë se në të gjithë botën gënjehet, por në Shqipëri është “zanat”.

Dashamir Shehi: Unë them që në gjithë botën gënjejnë nga pak, por ne e kemi zanat gënjeshtrën këtu

Po ju keni gënjyer gjatë fushatave elektorale, a jeni koshient për këtë gjë?

Dashamir Shehi: Edhe unë do e kisha bërë me qejf po s’kam gjë në dorë. S’do më besojnë.

Deri ku shkon limiti?

Dashamir Shehi: Është pa limit…

Këta janë të aftë të premtojnë edhe që do sjellin Messin dhe Ronaldon të luajnë te Kombëtarja. Ose të thoshin shqip “Bashkë Fitojmë”. Por a premtojnë dhe politikanët jashtë, në Perëndim?

Juli Xhokaxhi: Në Perëndim çfarë premtohet realizohet, ndryshe jepet dorëheqja. Këtu nëse nuk mbahen premtimet i votojnë sërish

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA