Sipas “The Sun”, Chelsea do të provojë të arrijë marrëveshjen me Atléticon e Madridit për një huazim të ri të João Félix për sezonin 2023/2024.
Trajneri i ardhshëm i bluve të Londrës, Mauricio Pochettino, ka dhënë miratimin për nënshkrimin me portugezin, i cili gjithashtu është i interesuar të qëndrojë edhe një sezon në “Stamford Bridge”.
Sulmuesi 23-vjeçar ka kontratë me Atléticon deri në vitin 2027, por nuk ka ndërmend të rikthehet në klubin madrilen, pasi në gjysmën e parë të këtij sezoni është përplasur ashpër me Diego Simeonen.
Kështu, në janar ai u transferua te Chelsea, në këmbim të 11 milionë eurove (Chelsea mori përsipër edhe pagën e plotë të futbollistit).
Deri më tani, Félix ka shënuar dy gola në 16 ndeshje dhe në tri sfidat e fundit është aktivizuar si zëvendësues nga Frank Lampard.
Top Channel