Përplasja e helikopterëve ushtarakë në Alaskë lë tre të vdekur pranë bazës amerikane (fotot)

28/04/2023 16:47

Tre pilotë kanë vdekur dhe një është dërguar i plagosur në spital pas një përplasjeje tragjike helikopterësh në Alaska, njoftonin zyrtarët amerikanë. Shkaku i përplasjes nuk është i qartë dhe hetimet ende vazhdojnë.

Përplasja ka ndodhur teksa helikopterët po ktheheshin nga një mision stërvitjeje dhe është incidenti i dytë me helikopterë ushtarakë në këtë shtet të SHBA.

Zëdhënësi rajonal i ushtrisë John Pennell, tha se secili helikopter kishte dy persona ekuipazh.

Grupet e ndihmës ishin në vendngjarje dhe arritën të dërgonin në spital një të mbijetuar, teksa tre pilotët e tjerë kishin humbur jetën.

Helikopterët e tipit AH-64 Apache ishin të bazës Fort Wainwright, pranë Fairbanks.

Gjenerali Brian Eifler, tha në një deklaratë për incidentin: “Është një humbje e madhe për familjarët e viktimave, shokët e tyre ushtarakë dhe divizionin”.

“Zemrat e lutjet tona janë me familjarët, miqtë dhe të dashurit e viktimave, të cilët po përpiqemi t’i ndimojmë me të gjitha burimet e ushtrisë”.

Në shkurt dy ushtarë u plagosën kur një helikopter Apache u rrëzua pak pas ngritjes nga baza e Talkeetna në SHBA.

Ndërsa në Mars, nëntë ushtarakë amerikanë u vranë kur dy helikoperë mjekësorë evakuimi Black Hawk, u përplasën gjatë një manovre stërvitore pranë bazës Fort Campbell, në Kentucky.

Zona Healy ku ndodhi incidenti i fundit, është pranë parkut kombëtar Denali ku ndodhet mali më i lartë i Amerikës Veriore.

FOTO GALERI
1/4
Zona Healy ku ndodhi incidenti i fundit, është pranë parkut kombëtar Denali ku ndodhet mali më i lartë i Amerikës Veriore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA