Foto Ilustruese

 Një dyqan është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të premteje në Përmet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në lagjen “Naim Frashëri.

Policia njofton se dyqani ka qenë i mbyllur në momentin kur është përfshirë nga flakët dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale. Shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike.

“Rreth orës 20:00, në lagjen “Naim Frashri”, Përmet, ka marrë flakë biznesi (dyqan) me konfeksione, në pronësi të shtetasit A. J., banues në Përmet. Dyqani në momentin e përfshirjes nga flakët ka qenë i mbyllur. Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Nuk ka njerëz të dëmtuar.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndi elektrike. Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA