Në kërkim prej 7 vitesh për prodhim dhe shitje kanabisi, arrestohet 37 vjeçari në Kamzë

28/04/2023 11:44

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Path”.

Si rezultat i këtij operacioni, në Zall Herr, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Vullnet Qefalia, 37 vjeç, banues në Kamzë.

Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në vitin 2016, në një banesë në fshatin Priskë e Vogël, në Zallherr, janë gjetur rreth 55 kg kanabis, që posedoheshin nga shtetasi Vullnet Qefalia dhe vëllai i tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA