Kapet i riu radikal ‘hitlerian’ që përgatiste eksplozivë në kuzhinë, armë artizanale dhe shpërndante konspiracion (fotot)

28/04/2023 16:18

Një gjykatë në Britani shpalli sot fajtor një radikal të djathtë që admironte skuadrat ‘SS’ të epokës së Hitlerit, dhe përgatiste armë e eksplozivë në kuzhinë e shtëpisë së tij.

Vaughn Dolphin, 20 vjeç nga Aldridge, Britania qendrore, u shpall fajtor teksa u zbulua kur një nga eksplozivët që përgatiste për akte të mundshme terroriste, i kishte marre flakë aksidentalisht në kuzhinën e tij.

Dolphin shpërndante gjithashtu postime urrejtjeje ndaj minoriteteve dhe emigrantëve si dhe filmonte veten duke eksperimentuar me eksplozivët në ‘laboratorin’ e tij shtëpiak.

Duke u mburrur në rrjet se do të krijonte ‘një top gjigant zjarri’ në një prej videove ai regjistronte dhe momentet kur pësoi incidentin me eksplozivin në shtëpi.

Gjatë arrestimit të tij në 27 korrik 2022, ai i ankohej policisë duke thënë: ‘Nuk jam terrorist, e kuptoni?’

Por në shtëpinë e tij oficerët gjatën shënime sesi të krijoheshin armë apo eksplozivë plastikë të improvizuar, si dhe si të kryheshin sulme me zjarrvënie.

Në një prej videove të tij ai tregonte për pasojat e aksidentit që pësoi në shtëpi ku thuajse i vuri zjarrin ndërtesës, që ishte dhe një nga provat e përdorura kundër tij.

Dolphin u shpall fajtor për dy akuza zotërimi eksplozivi nga gjykata e Birmingam si dhe dy akuza të shpërndarjes së materialeve terroriste.

Kreu i policisë së West Midlands përshkruante sesi Dolphin ishte radikalizuar duke u kthyer në dikë me qëllime kriminale.

Mark Payne tha: ‘Vaughn Dolphin është një i ri që kërkonte përmbajtje ekstremiste dhe më pas ishte në zotërim të materialeve dhe përbërësve eksplozivë. Ai shpërndante pamje të incidenteve terroriste dhe ka tentuar të prodhojë armë zjarri”.

Payne shtonte se puna vijon për të parandaluar radikalizimin e njerëzve si Dolphin dhe se njerëzit me shqetësime të ngjashme duhet të raportojnë në rrjetet qeveritare anti-terrorizëm.

FOTO GALERI
2/3
Dolphin u shpall fajtor për dy akuza zotërimi eksplozivi nga gjykata e Birmingam

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA