Kanabis në formë çokollate, 20-vjeçari në pranga pasi i dështoi plani për ta trafikuar përmes Portit të Durrësit

28/04/2023 14:31

Një 20 vjeçar përfundoi në pranga pasi tentoi të fuste në vendin tonë, përmes Portit të Durrësit, kanabis në formë çokollate.

Policia Kufitare ka ushtruar kontroll të imtësishëm të E. B., në automjetin tip “Seat”, ku gjetën 2 pakot me lëndë narkotike në formë çokollate, me peshë totale rreth 450 g. Droga është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

20 vjecari, banues në Shkodër, akuzohet për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Port Durrës/ Tentoi të trafikonte drejt vendit tonë, 2 pako me lëndë narkotike kanabis në formë çokollate, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari. Shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën pakot me lëndë narkotike (me peshë totale rreth 450 g) në automjetin që drejtonte ky shtetas. Sasia e kanabisit në formë çokollate u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj krimeve kufitare dhe trafiqeve të paligjshme, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, të bazuara në analizën e riskut, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës dhe me autoritetet doganore, kanë goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm, në vijën e dytë, në hyrje të RSh-së, në automjetin tip “Seat”, që drejtohej nga shtetasi E. B., shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 pako me lëndë narkotike kanabis në formë çokollate, me peshë totale rreth 450 g. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi E. B., 20 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA