Ushtria e Iranit tha sot se dy anëtarë iranianë ekuipazhi janë të humbur dhe të tjerë ishin plagosur gjatë “një përplasjeje” dje me një çisternë nafte, që më vonë u sekuestrua nga autoritetet.
“Pas një përplasjeje të një anijeje të panjohur me një anije iraniane në Ujërat e Gjirit Persik, dy anëtarë të ekuipazhit rezultojnë të humbur dhe disa të tjerë të plagosur. Anija e panjohur po vepronte në shkelje të rregullave ndërkombëtare për të ndihmuar të plagosurit dhe tentoi të largohej nga zona”, thuhej në deklaratën e ushtrisë.
Irani shtonte më tej se anija shkelëse me flamur të ishujve Marshall, u sekuestrua dhe u drejtua drejt brigjeve të Iranit.
Ndërsa në deklaratën e marinës së SHBA thuhej se forcat iraniane kishin sekuestruar një anije që “kalonte tranzit në ujëra ndërkombëtare pranë Gjirit të Omanit”.
SHBA përshkruante veprimin si “ngacmime të vazhdueshme” te Tehranit të mjeteve që lundrojnë në ujëra ndërkombëtare.
Mediat shtonin se anija e kapur ishte e regjistruar në Shanghai, me kompaninë kineze SPDBFL.
Rreth 20% përqind e naftës së botës kalon nga Ngushtica e Hormuz, që është kalimi i ngushtë detar mes Iranit dhe Omanit.
Top Channel