Pas më shumë se një jave hetime të thelluara nga policia e Lezhës, në bashkëpunim me prokurorinë, po shkon drejt fundit dhe dokumentimi i plotë i ngjarjes së ndodhur me 19 prill ku mbeti i vrarë Ardian Nikulaj.
Sot është bërë i mundur dhe identiteti i plotë i 5 bashkëpuntorëve dhe ekzekutorit portugez, e ndërkaq dje policia e Lezhës në bashkëpunim me forcat polumbare Renea bënë të mundur gjetjen e motorit, me të cilin ekzekutori u largua nga vendi i ngjarjes. Vijonë kërkimet në lumin Drin për gjetjen e armës, me të cilvn kreu dhe krimin.
Në pamjet e shkëputura nga kamerat e sigurisë, duken 5 bashkëpuntorët, të cilët kanë qëndruar në hotelin e Nikulajt, dhe shtetasi anglez Steven Hunt është parë dhe në ambientet e brendshmë të lokalit. Janë këto pamje dhe prova të tjera materiale që kanë nxjerrë zbuluar grupin e të huajve. Burime të sigurta për Top Channel kanë siguruar dhe identitetin e plotë të grupit.
Autori që kreu ekzekutimin është shtetasi portugez Ruben Ribeiro Saraiva, i lindur në vitin 1995.
Bashkëpunëtorët janë Edmond Ernest Haxia, i lindur 1985, shtetas shqiptaro-britanik,
Harry James Simson, shtetas britanik i lindur në 1991,
Harriet Bridgeman, shtetase britanike, e lindur në 1995,
Thomas Mithan, shtetas britanik, i lindur në vitin 1988
dhe Steven Paul Hunt, shtetas britanik, i lindur në 1974.
Policia e Lezhës ka ripyetur sërish nënën e Edmond Haxhisë pas gjetjes së motorit pak metra më tutje shtëpisë së tij. Para uniformave blu ajo ka ri deklaruar se nuk di asgjë për këtë ngjarje, madje janë tronditur kur emri i të birit është parë si i përfshirë në vrasjen e Nikulajt.
Pas mbledhjes së provave materiale si rrobat e autorit, makinat me qira apo motori të cilit ishin siguruar ti ndërronin targën policia vijon kërkimet në lumin Drin pasi dyshohet se aty është hedhur dhe pistoleta.
Top Channel