Partia Demokratike e ka përqëndruar tashmë fushatën elektorale në periferi të Tiranës.

Kandidati Roland Bejko dëgjoi ankesat e banorëve në Sauk.

“Ujë drita, kanalizime, këto kemi dëgjuar në 90, e këto po dëgjoj dhe sot. Pupu…. Për popullin se ata për vete i kanë, pishinën, shishet e verës … e kanë kapur veten, me korrupsion. Nuk jam në pushtet që të më kesh provuar, por kemi fjalën. Ta bëjmë qytetin unik. Jetoni vetëm 5 km larg Tiranës e duket sikur ku jetoni, pa kanalizime, me këtë rrugë”, tha Bejko.

Bejko mendon se përveç qendrës së kryeqytetit, zonat e tjera kanë mbetur në vend. Ndaj ai propozon një strategji të re për menaxhimin e bashkisë së Tiranës.

“Do shkurtojmë taksat, do heqim edhe taksën e infrastrukturës shkollore. Këta e kanë mendjen të japin leje ndërtimi”, shtoi kandidati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA