Sali Berisha dhe Ilir Meta ishin koordinuar që të merrnin vëmendjen mediatike pa penguar njeri-tjetrin.
Edi Rama e ka fokusuar fushatën e tij tek sulmet tek dyshja Berisha-Meta, si në formë ashtu dhe ne përmbajtj, duke shkaktuar reagimin e ashpër të dy aleatëve.
“Përpiqet që të gjithë diskursin, diskutimin qytetarët ta bëjnë për zorrën e trashë, për zorrën qorre, një njeri i shpëlare në këtë mënyrë. Është jetike se ai mendon se siç e kapërceu herën e shkuar me tepsi dhe timon do e kapërceje me zorrë qorre, ju bëj thirrje që të angazhohemi me çdo demokrat socialist dhe pa parti t’i tregojmë vendin.”– u shpreh Berisha.
Posterat elektoral të Partisë Socialiste ku Edi Rama shfaqet i buzëqeshur duke lënë pas kokë ulur Ilir Metën dhe Sali Berishën kanë zemëruar kreun e Partisë së Lirisë.
“I keni parë posterat e tij gjithë dëlir ore ku kandidon ky njeri, ç’punë ka Kryeministri me Kryetarin e Partisë së Lirisë. Çfarë është kjo parti pa kandidat, por ka një fytyrë edhe për 61 Bashki dhe ashtu është se ata janë 61 kukulla, siç është Kipja këtu është edhe Kipja në Tiranë”– tha Meta.
Sali Berisha ishte ne Lushnjë ku prezantoi kandidatin Eduard Sharka, ndërsa Ilir Meta ne Paskuqan krah kandidatit Arjan Hoxha.
Top Channel