Ceremonia e diplomimit është shndërruar në një ngjarje tradicionale, të përvitshme për shkollën “Harry Fultz”.
Një prej të ftuarve të tyre të veçantë në ceremoninë e shpërndarjes së diplomave ka qenë dhe kryetari i Bashkisë së Tiranes, Erion Veliaj pesë vite më parë.
Sikurse mund të shihni dhe nga kjo foto, qartazi vajza në krah të Veliajt mban në duart e saj diplomën për përfundimin e 5 viteve të studimit në shkollën “Harry Fultz”.
Kjo hedh poshtë pretendimin e Belind Këlliçit se shkolla nuk shpërndan diplomë, por vetëm listë notash.
E vërteta është krejt ndryshe, pasi sikurse konfirmoi dhe vetë drejtoresha e shkollës së mesme “Harru Fultz”, diploma lëshohet në përfundim të pesë viteve të studimit.
Në rastin konkret, për shkak se Belind Këlliçi ka bërë vetëm 4 nga 5 vite të shkollës së mesme, ai nuk ka mundur dot të marrë diplomë.
Top Channel