Festivali masiv i ballonëve artizanalë nis zyrtarisht në Indonezi pas kufizimeve (fotot)

28/04/2023 19:26

Qielli i qytezës Wonosobo në ishullin indonezian Xhava ishte mbushur sot me ballonë shumëngjyrësh me ajër të nxehtë në hapjen e festivalit tradicional Ansor Kertek.

Festivali disa-ditor i ballonëve artizanalë zakonisht kryhet pas festës së Bajramit dhe vjen pas një ndërprerjeje dy-vjeçare në vitet 2020 e 2021.

Dhe në edicionin e 2022 eventi ishte i kufizuar dhe vetëm një numër i vogël pjesëmarrësish  u lejuan të fluturonin ballonët e tyre.

Sivjet më shumë se 3,000 vizitorë kishin ardhur në fushën Bojasari për të ndjekur eventin, tha organizatori Budi Rachman.

Masa e ballonëve që lëshohen pa ekuipazh varion nga 30 deri në 42 metra.

Pjesëmarrësit kryesorë të eventit janë të rinj nga fshatrat e zonës, që përdorin letra dylli dhe pishtarë për të nxehur ajrin brenda ballonëve të tyre.

“Është shumë bukur, nuk e prisja që pjesëmarrësit të ishin kaq kreativë dhe turma të ishte kaq e madhe”, tha vizitorja Tia per rrjetin AFP.

Një grup shpenzon deri në 3 milion rupi ($205) për të ndërtuar një ballon, çka kërkon rreth dy muaj për t’u realizuar, në varësi në imazheve të pikturuara në trupin e tij.

“Na u deshën dy deri në tre javë për të përfunduar ballonin tonë. Kemi punuar gjatë natës në muajin e Ramazanit”, thotë vendasi Irfan Rizki Alfandi, drejtues i grupit pjesëmarrës.

Shpeshherë ka pasur ankesa për lëshimin e ballonëve gjatë eventit prej shqetësimeve se mund të ndikonin me fluturimet komerciale, prandaj një urdhër në vitin 2018 kërkoi lidhjen e tyre me tokën.

Më parë ballonët lëshoheshin lirshëm duke fluturuar deri në 10 000 mera lartësi.

“Sot pjesëmarrësit duhet të mbajnë të lidhur ballonët e tyre dhe lartësia më e madhe e fluturimit është 150 metra,” thotë Rachman.

FOTO GALERI
4/11
përdorin letra dylli dhe pishtarë për të nxehur ajrin brenda ballonëve të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA