28/12 17:06
Dëmtimi i veteranit Manuel Neuer e detyroi Bayernin të shpenzonte 8 milionë euro për të siguruar shërbimet e Yann Sommer.
Portieri zviceran nuk ka shafqur siguri mes shtyllave dhe kjo u pa qartë sidomos në barazimin ndaj Hoffenheimit dhe në humbjen ndaj Mainzit.
Manuel Neuer u dëmtua pas Botërorit “Katar 2022”, teksa ishte në Alpe duke bërë ski. Ai pësoi fraktura në kërci, por muajt e fundit gjermani është parë duke përdorur biçikletën në liqenin Tegernsee.
Neuer pa dyshim do të jetë numri 1 në portën e Bayernit, kjo lidhur me faktin se vitin e ardhshëm gjermani duhet të sigurojë një biletë me kombëtaren.
Pra, largim të Sommer pas vetëm 6 muajsh në Mynih nuk do të ishte surprizë.
Top Channel