Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Fier ku avokati Ergys Selmani është dhunuar në zyrën e tij. Ngjarja ka ndodhur ne ambientet e zyrës së avokatit pranë mjediseve të gjykatës së Fierit.
Mësohet se personi që e ka dhunuar ka qenë në proces divorci dhe Selmani ka qenë avokat i palës paditëse.
Debati ka qenë i ashpër në brendësi të zyrës duke përfunduar në plagosjen e Selmanit. Policia ka shkuar pranë vendit te ngjarjes ndërsa mësohet se është identifikuar autori i plagosjes.
Nga ekspertët po merren kamerat e sigurisë, ndërsa avokati Selmani është shoqëruar për ndihmë mjekësore në mjediset e spitalit të Fierit.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 15:40, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, shtetasi D. Sh., 34 vjeç, banues në Fier, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në zyrën e tij, shtetasin E. S., 50 vjeç, me detyrë avokat.
Është shpallur në kërkim shtetasi D. Sh dhe po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel