
Pesë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale.
Specialiatët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan 34-vjeçarin K. K., banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan 38 vjeçarin K. K., banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan:
– 27 vjeçarin E. C., banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit, ka përplasur dy automjete të tjera, me pasoja vetëm dëme materiale;
– 22 vjeçaren S. P., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
– 53 vjeçarin Sh. S., banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Sipas policisë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel