Dëmtohen varrezat publike të Tropojës, ende të paidentifikuar autorët
28/04/2023 13:57
Varrezat publike të qytetit të Tropojës janë dëmtuar nga disa persona.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Dhunimi i varreve”, dhe po vijojnë intensivisht punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, pasi:
Shtetas ende të paidentifikuar kanë dëmtuar pllakat e 3 varreve.
Top Channel