Çikalleshi shënon golin e tetë në Ligën Profesionale Saudite

28/04/2023 21:27

Sokol Çikalleshi gjen sërish golin në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare shndërro në gol një penallti në minutën e 23-të të sfidës mes skuadrës së tij, Al Khaleej, po zhvillon në transfertë me Al Feiha.

Për sulmuesin kavajas ky ishte goli i tetë sezonal në kampionatin elitar saudit.

Kujtojmë që Al Khaleej është në një situatë të vështirë, në vendin e parafundit, që zbret një kategori më poshtë.

Top Channel