Mediat britanike pasqyronin sot ekzekutimin barbar të biznesmenit shqiptar Ardian Nikulaj prej faktit që pesë shtetas britanikë janë të kërkuar si autorë të mundshëm.
E përditshmja vendase The Sun përshkruante sesi 51 vjeçari Nikulaj, u qëllua shumë herë nga vrasësi me jelek fosforeshent, që besohet se ishte pjesë e një grupi prej pesë personash, ku bënin pjesë gjithashtu kater britanikë, tre burra e një grua.
Një qytetar shqiptaro-britanik gjithashtu është në kërkim nga autoritetet si pjesë e gjuetisë së autorëve të vrasjes jashtëgjyqësore.
Grupi i britanikëve besohet se janë larguar me avion në një vendndodhje të panjohur pas vrasjes.
Një qytetar portugez Ruben Saraiva, është emëruar si dorasi i vrasjes së Nikulaj, i cili u qëllua në barin e tj Coral, në bregdetin e Shëngjin, një vendndodhje e njohur turistike në brigjet perëndimore të Shqipërisë.
‘The Sun’ referon informacionet e policisë shqiptare duke thënë se vrasja është motivuar nga një ‘konflikt personal gjakmarrjeje’.
Kreu i policisë Muhamet Rrumbullaku tha për mediat se katër qytetarë britanikë janë të kërkuar, pas zbulimit të provave në hetimet e ngajrjes.
Ai tha në konferencën e shtypit: “Një grup special hetimi është ngritur për zbulimin e autorësisë së vrasjes, pas zbulimit të gëzhojave, celularëve dhe provave të tjera biologjike në vendngjarje”.
I dyshuari portugez besohet se ka kaluar kufirin nga Maqedonia e Veriut për t’i shpëtuar autoriteteve.
Nikulaj ishte biznesmen i njohur në Shëngjin dhe i përfshirë në politikë me partinë Social-Demokrate, ku kandidonte dhe në zgjedhjet lokale të këtij viti.
Top Channel