Premtimi i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për ndërtimin e një nënkalimi në sheshin Skënderbej ka ngjallur skepticizëm dhe ka nxitur kundërshtinë e rivalit socialist.

“Një javë debat me urbanistët me inxhinierët, me jepni koston e nënkalimit, 200 metra nënkalim, 170 metër rampë hyrëse dhe dalëse, sa kushton. Belind, do 4 milionë, por ja po të themi maksimumi për shkak të çmimit të hekurit, e betonit, e të gjitha, mund të shkojë 4.5. Ore e keni seriozisht u thoja? Se jemi mësuar me të tjera shifra! Po! Dola e dhashë premtimin, nuk më thuhet është i gabuar premtimi, është në rregull, por kushton shumë pak”, tha Këlliçi.

Belind Këlliçi beson se oferta e tij për autobus falas do të përqafohet edhe nga elektorati i majtë.

“Kam dhënë një premtim për transportin publik falas. Fare e lehtë, fare e lehtë. 6.8% e buxhetit total të bashkisë, shkon për 200 mijë qytetarë në ditë. Dolën dhe thanë fillimisht, kjo është tallje. Në rregull! E provuan dy ditë, u ra kjo tezë”, tha Belindi.

“Unë jam Besnik Uku. 30 vjet socialist. Ti ke filluar te transporti, kryesorja, është shumë bindës, prandaj kam ardhur sot, është tepër bindës”, tha socialisti Uku.

Belind Këlliçi përsëriti premtimin për zerim te taksave ndaj biznesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA