Sondazhi Top Channel-Angi Richerce/ Çfarë presin qytetarët e Elbasanit nga kryetari i ri i bashkisë?

27/04/2023 22:50

31.8% qytetarëve të bashkisë Elbasan presin nga kryetari i ri menaxhim më të mirë të qytetit.

Sipas sondazhit të realizuar nga Top Channel në bashkëpunim me kompaninë Angi Richerce që po transmetohet në emisionin Top Story, 30.8% e qytetarëve presin oferta të reja dhe mundësi pune.

26.7% e qytetarëve presin më shumë siguri dhe luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Ndërsa 10.7% presin më shumë ngjarje kulturore dhe argëtuese.

832 qytetarë banues në bashkinë Elbasan mbi 18 vjeç janë marrë në intervistë në periudhën kohore 21-25 prill 2023 për të realizuar sondazhin. Sipas metodologjisë, marzhi i gabimit është 2.2%.

Në bashkinë Elbasan po kandidojnë për kryetar Gledian Llatja i Partisë Socialiste dhe Luçiano Boçi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA