Simone Venturini: Nëse do jetoja në Tiranë, do votoja për Erionin, Tirana me Veliajn ka lulëzuar

27/04/2023 12:36

“Tirana me Erion Veliaj ka lulëzuar”. Përmes një videomesazhi, Zv. kryetari i Bashkisë së Venecias Simone Venturini i ka uruar fitoren kryebashkiakut Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit.

Venturini thekson se nëse do të jetonte në Tiranë, padiskutim që vota e tij do të shkonte për kryebashkiakun aktual.

“Erioni është miku im i shtrenjtë, mik i qytetit tonë të Venecias. Një person që ka punuar shumë për Tiranën, për Shqipërinë, për të lidhur marrëdhëniet me ndërkombëtarët, për të ndërtuar marrëdhënie me qytetet e Europës, për të prezantuar investime shumë të mëdha në fushën territoriale, ekonomike dhe kulturore. Tirana me Erion Veliaj ka lulëzuar, është rritur shumë dhe sot është kryeqyteti evropian në të gjitha kuptimet. Sigurisht, nëse do të jetoja në Tiranë, do të votoja padyshim për Erionin, do e mbështesja kandidaturën e tij dhe shpresoj që edhe ju të jeni në anën e tij”, thekson Simone Venturini.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA