Sikurse edhe në fushatat e shkuara elektorale Partia Socialiste po i kushton vëmendje të posaçme vajzave dhe grave.
Pas Durrësit dhe Fierit, krye-socialisti Edi Rama, kërkoi votën e vajzave dhe grave të Elbasanit për një mandat të dytë të Gledian Llatjas.
Duke folur për kandidatin e të djathtës Luciano Boci, Edi Rama nga ajo që tha, la të kuptohet se, nuk e harron kollaj mikun e marrëveshjeve të mëdha Lulzim Basha.
Rama nuk ka lënë pa “thumbuar” dyshen Meta-Berisha nga Elbasani, ku për ish-presidentin u shpreh se ai ka qëndruar me PS vetëm për të grabitur vota.
Rama: Më pyeti një mik para nja dy ditësh ca kanë këto takime që bëni ju? Takime në rrugë ku mbillni pemë e nëpër pallate sporti e sheshe vetëm me gra. I thashë besoj që është mënyra më e mirë për ta bërë këtë fushatë e para duke kursyer një pjesë të konsiderueshme të fondeve për të blerë pemë për t ja dhuruar bashkive e për të lenë pas më shumë se 25 mijë pemë në qytetet e vendit në vend që të shpenzojmë për të varur flamuj të P-së nëpër shtylla, për të ngjitur postera të kandidatëve, për të vendosur skena të mëdha me foni dhe e dyta i thashë më gratë sepse eksperienca më ka mësuar kur thoshte Margaret Thatcer nëse do të bësh muhabet bëje me burra nëse do të mbarosh punë bëje me gra. Kur kam filluar këtë mision ka qenë një pasqyrë komplet tjetër e realitetit të grave dhe vajzave në PS-së. Në të gjitha rolet kryesore 99% ishin burra, në të gjitha mbledhjet 85% ishin burra, është dashur punë e madhe që në Elbasan edhe pse gratë e vajzat kanë qenë në shumicë, ne kalojmë nga një realitet ku jeta bashkë me disa prej grave duke luftuar deri në “kapje flokësh” me burrat, sot janë kaq shumë gra dhe vajza që vijnë këtu vetëm nga bashkia e Elbasanit. Më vjen mire që Damiani pavarësisht se është skeptik tani është bindur që pa gratë dhe vajzat PS-ja jo vetëm nuk ka ku shkon por vetëm me gratë shkon më lart se të tjerët. Sot ne kemi pjesën më të madhe të qeverisë me ministre gra, kemi pjesën më të madhe të këshillit bashkiak me gra dhe vajza në Elbasan dhe gjithë Shqipërinë. Sepse është bërë një proces i rëndësishëm dhe me imponim duke imponuar të vendosen kuotat me ligj, të shikohet më tepër nga gratë dhe vajzat sepse përfytyroni vetëm për një moment sikur ju të merrnit 15 ditë pushime larg Elbasanit dhe të ngeleshin vetëm burra dhe djem dhe shpinë t’ja linit burrave dhe çunave ta pastronin dhe rregullonin, përfytyroni çfarë kishit për të gjet pas 15 ditësh. Më besoni nuk është ekzagjerim është e njëjta gjë sikur ti nxjerrësh të gjitha gratë nga qeveria e ti mbushësh me burra është e njëjta gjë, do ta çonin këtë vend mbrapa dhe në gropë për shumë pak kohë. Më besoni që ata burra që janë përballë në fletën e votimit në zgjedhjet e 14 majit janë tre burra, dy në Tiranë, njëri nga ata as nuk mund ta shënojë emrin në fletë votimi sepse është non grata, tjetri nga ata të dy e njihni mirë se i kemi bërë të gjitha ta sjellim në rrugë mbarë por nuk i ndahet rrugës pas dhe nuk ka lidhje fare me të shkuarën përpara kurse i treti është këtu në Elbasan dhe më besni që unë mendoja se Lul Basha ishte kulmi i artistit që të rreh edhe kur e pyet sa është ora por Luli është shumë më i vërtetë dhe shumë më serioz sesa Luluçi që keni ju këtu. Unë nuk besoj se në historinë e zgjedhjeve në botë ka pas ndonjë kandidat që e ka filluar me një skenë filmi. Dio më falni që t’ju drejtohem jo juve por grave dhe vajzave të Elbasanit që janë nëpër shtëpitë e të djathtëve. Si mund ti lejoni burrat të dalin nga shpia e të shkojnë në qendrat e votimit dhe ty të votojnë një njeri që thotë do e bëj Elbasanin shesh xhirimi dhe një njeri tjetër që i është afruar partisë tonë për të kafshuar e gllabëruar çfarë të mundet nga trupi i saj. Këta janë të padëshirueshëm për aleatët tanë strategjike, Europa nuk e ka për zakon të nxjerrë non grata por nuk ua hap derën kurrë atyre që nxjerr Amerika non grata. Si mund ta çojnë votën tek këta njerëz që nuk e duan të punojnë por për ta marrë peng e për ta kthyer në një kështjellë të tyre. Luluçi është vetëm aktor të një filmime titull “Kryetari i ri i bashkisë”, producentët e regjizorët janë dy njerëz për të cilët drejtësia vonon por nuk ka asnjë shans të harrojë. Ndërkohë gratë dhe vajzat, nënat, e kuptojnë më mirë këtë që po them se burrat nuk e kanë problem edhe kur ka plehra e funksion ndriçimi, se si është çerdhja e kopshti i kalamajve. Një nënë s’do e djathtë të jetë nuk mund të vejë në rrezik punën për shkak të tifozllikut jam e djathtë. Ke nostalgji të shohësh e të dëgjosh ca thotë non-grata shko te syri i zorrës qorre por jo kur vjen puna për gjëra që kanë të bëjnë me jetën e përditshme, në nuk jemi më të mirët por jemi shalqi me provë.
Top Channel