Qeveria miraton strukturën e re të Policisë së Shtetit, Çuçi: Ristrukturim tërësor i policisë kriminale

27/04/2023 10:59

Ministri Çuçi bëri të ditur për mediat vendimin e qeverisë, që ka të bëjnë me strukturën e re të Policisë së Shtetit.

Çuçi e konsideroi këtë si një vendim shumë të rëndësishëm, që përmbush një nga objektivat e tij për 2023.

“Sot morëm edhe një vendim të rëndësishëm, për t’i hapur rrugë zbatimit dhe implementimit të strukturës së re të Policisë së Shtetit, duke miratuar të gjithë strukturën e gradave në qeveri. Tashmë, struktura që është miratuar, fillon zbatimin dhe është, besoj unë, një nga reformat më të mëdha strukturore që ka bërë Policia e Shtetit, sidomos për të adresuar pjesën e riorganizimit, apo ristrukturimit tërësor të policisë kriminale. Besoj që është një nga vendimet më të rëndësishme, edhe në zbatim të objektivave të  Ministrit të Brendshëm për 2023, në lidhje me rendin dhe sigurinë”, u shpreh ministri Çuçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA