Policia franceze ndalon protestuesit anti-Macron gjatë vizitës së presidentit (fotot)

27/04/2023 19:32

Protestues kundër reformës së pensioneve ndaloheshin sot nga policia franceze t’i afroheshin kështjellës Chateau de Joux në lindje të vendit, ku presidenti Emmanuel Macron erdhi për të shënuar 175-vjetorin e anulimit të skllavërisë në Francë.

Disa dhjetra protestues në zonën rurale pranë kështjellës mbajtën gjallë frymës e protestës së dy muajve të fundit kundër kalimit unilateral të ligjit për rritjen e moshës së pensioneve.

Ndërkohë presidenti mbajti fjalimin e tij të rastit duke ngritur lart ish-skllavin që u bë gjeneral ushtrie, Toussaint Louverture, duke e lidhur me kontekstin social aktual.

“Toussaint Louverture kërkonte të ruante rendin e lirisë dhe të mirës publike. Ish-skllevërit nga Afrika u bënë gjeneralë dhe oficerë në ushtrinë franceze”, tha mes të tjerash Macron.

Louverture i cili kishte lindur skllav por u lirua nga pronari tij dhe arriti të bëhej i pasur, e madje të zotëronte disa skllevër, sipas faqes franceze të ‘Kujtimit të Skllavërisë’.

Në vitin 1791 ai u vu në krye të një kryengritjeje skllevërish ku u dallua për guximin e tij, si dhe pas anulimit të skllavërisë u përfshi në ushtrinë e Francës.

Në 1801 ai afirmoi autonominë e ishullit të Saint-Domingue para se të mundej nga ushtria e Napoleon Bonaparte që e burgosi në kështjellën Château de Joux ku vdiq në 1803.

Këtë vit ashtu si në 2018, ceremonia përkujtimore u mbajt më 27 prill në kujtim të dekretit të anulimit të skllavërisë në 1848, por në raste të tjera ceremonia është mbajtur dhe më 10 maj në kujtim të dekretit Taubira në 2001, kur skllavëria u njoh si krim kundër njerëzimit.

FOTO GALERI
2/5
Protestuesit në zonën rurale pranë kështjellës mbajtën gjallë frymës e protestës së dy muajve të fundit kundër kalimit unilateral të ligjit për rritjen e moshës së pensioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA