Villareali fitoi 4-2 përballë Espanyolit dhe vijon të mbetet në garë për zonën Champions, ndërkohë që feston edhe Valencia pas fitores 2-1 në sfidën ndaj Valladolidit. Sukses jetik në garën për mbijetesën.
Keidi Bare e nisi si titullar për katalanasit, por doli nga fusha në mesin e pjesës së dytë. E para u mbyll me Espanyolin në avantazh (Puado), por vendasit shënuan katër gola pas pushimit (Capoue (2x), Parejo dhe Jackson).
Joselu barazoi përkohësisht rezultatin në 2-2. Villareali e ka shkurtuar në 5 pikë distancën me vendin e katërt, ndërsa skuadra e Bares renditet në vendin e parafundit.
Përmbysje emocionuese e Valencias në “Mestalla”. Skuadra udhëtuese kaloi shpejt në avantazh. Cyle Larin (6’) shfrytëzoi gafën e Mouctar Diakhaby dhe në stadium pllakosi heshtje.
Vendasit barazoi pas një ore lojë me anë të Mouctar Diakhaby, ndërkohë që fitorja erdhi falë eurogolit të 19-vjeçarit Javi Guerra në minutën e tretë shtesë.
Valencia është ngjitur në kuotën e 33 pikëve, duke iu larguar për momentin me dy pikë zonës së ftohtë.
Top Channel