Dy persona nga Fieri 39 dhe 30 vjeç po hetohen në gjendje të lirë nga policia, pasi gjatë kontrolleve fizike iu gjetën doza lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Një tjetër 54-vjeçar nga fshati Vajkan në Fier, po ndiqet penalisht pasi akuzohet se me anë të mashtrimit, ka marrë një shumë parash nga një gruaje dhe nuk ia ka kthyer më.
Gjithashtu një qytetar nga Fieri 57 vjeç po hetohet në gjendje të lirë pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka penguar një qytetar tjetër, për të marrë pajisjet në pronësi të tij, nga magazina që i kishte dhënë me qira 57-vjeçari.
Një 46-vjeçar nga fshati Mucias, Divajkë gjithashtu po ndiqet penalisht pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, i ka marrë një shumë parash një personi, me pretendimin se ky i fundit ia kishte borxh.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel