Erling Haaland ia doli edhe pse me vonesë, të bëhej protagonist në ndeshjen mes Manchester City dhe Arsenal.
The Citizens triumfuan me shifrat 4-1 duke shtuar shanset e tyre për titullin kampion teksa bomber norvegjez iu bashkangjit listës së golashënuesve në minutat e fundit duke shënuar golin e katërt. Në lidhje me performancën e 22-vjeçarit, foli edhe ish-sulmuesi i Arsenal, Martin Keown.
Ky i fundit u shpreh se Haaland ngjasonte në fushë si personazhi i famshëm i filmave vizatimorë, Tazani. Ndër të tjera, Keown shtoi se mbrojtësit e Arsenal nuk mund ta përballonin fizikisht një si Haaland.
“Nëse unë vetë do të isha në lojë, do të doja të shprehesha në stilin e Haaland. Mbrojtja e Arsenal e humbi betejën me të, Holding nuk mundi ta ndalonte në rastin e golit të parë. Ndoshta, Holding do të duhej të tregohej më dinak dhe të ndëshkohej me karton të verdhë, duhej ta kishte ndalur me çdo kusht.
Por, për Haaland ishte shumë e lehtë në disa momente të ndeshjes që t’i shmangej mbrojtësve. Nga kjo ndeshje mbrojtësit e rinj të Arsenal duhet të mësojnë dhe duhet ta bëjnë këtë sa më shpejt.
Haaland ishte si Tarzani, mënyra si i lëshoi flokët në fundin e ndeshjes më duket sikur e bëri edhe më të mirë”, u shpreh Keown.
Top Channel