Ish-i i Tottenhamit: Pochettino s’do të funksionojë te Chelsea, tifozët do ta sulmojnë

27/04/2023 08:18

Jamie O’Hara, ish-futbollist i Tottenhamit, nuk beson se Mauricio Pochettino do të ketë sukses te Chelsea, nëse konfirmohet kalimi i argjentinasit te stoli i bluve.

“Pochettino do të kthehet, por nuk do të funksionojë. Ai u bë trajner për Tottenhamin”, deklaroi O’Hara për radio “talkSPORT’, duke lëshuar kritika për Daniel Levy, presidentin e “Spurs”-ave.

Pochettino thjesht nuk kthehet te Tottenhami sepse Daniel Levy është një idiot. Ata u përplasën kur ai u largua”, vazhdoi O”Hara duke qenë i bindur se tifozët e Chelsea-t do të kthehen kundër Pochettinos:

“Është faji i Levy-t. Pochettino nuk do të jetë i suksesshëm te Chelsea sepse vjen nga “Spurs”-at. Nuk do të funksionojë. Tifozët nuk do ta mbështesin atë. Kur ai të ketë disa rezultate të këqija, tifozët do të kthehen kundër tij. Nuk do të funksionojë, po jua them”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA