Irani sekuestron çisternën e naftës në Gjirin e Omanit, thotë marina e SHBA (fotot)

27/04/2023 18:26

Irani ka sekuestruar një çisternë nafte me destinacion SHBA, në ujërat e Gjirit të Omanit, në atë që marina e SHBA përshkruante si “ngacmime të vazhdueshme” te Tehranit të mjeteve që lundrojnë në ujëra ndërkombëtare.

Mjetet e Gardës Revolucionare iraniane kishin sekuestruar çisternën “Advantage Sweet” teksa kalonte në veri të kryeqytetit të Omanit, Muskat.

Të dhënat detare thonin se çisterna me flamur të Ishujve Marshall, kishte qenë së fundmi në Kuvajt dhe kishte si destinacion portin Houston, Texas.

Mjeti kishte lëshuar një sinjal alarmi pas kapjes nga personeli i Gardës Revolucionare, njoftonte Flota e 5-të e SHBA, e stacionuar në detin Mesdhe.

“Veprimet e Iranit janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar dhe sigurinë e stabilitetin rajonal, qeveria e Iranit duhet të lirojë menjëherë çisternën e naftës”, shtohej në deklaratë.

Marina e SHBA tha se Irani ka sekuestruar deri tani pesë mjete detare që lundronin në Lindjen e Mesme gjatë dy viteve të fundit, duke i quajtur veprimet “kërcënim i sigurisë detare dhe ekonomisë botërore”.

Mediat shtonin se anija e kapur ishte e regjistruar në Shanghai, me kompaninë kineze SPDBFL.

Rreth 20% përqind e naftës së botës kalon nga Ngushtica e Hormuz, që është kalimi i ngushtë detar mes Iranit dhe Omanit.

Agjencia Reuters tha se forcat iraniane kishin zbritur me helikopter në çisternë dhe më pas e kishin drejtuar në brigjet iraniane të Bandar-e Jask.

FOTO GALERI
1/3
Rreth 20% përqind e naftës së botës kalon nga Ngushtica e Hormuz, që është kalimi i ngushtë detar mes Iranit dhe Omanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA