Gjinekologu dënohet 11 vjet burg për abuzime të shumëfishta seksuale në SHBA (fotot)

27/04/2023 17:57

Një ish-mjek gjinekolog është dënuar me më shumë se një dekadë prapa hekurave në SHBA për abuzim me pacientet e tij.

Dr. James Heaps, 66 vjeç, u shpall fajtor vitin e kaluar për tre raste përdhunimi me anë të mashtrimit, ndërsa është dënuar sot me 11 vjet burg, shkruan rrjeti vendas Los Angeles Times

Pas kryerjes së dënimit, emri i Heaps do të shtohet në regjistrin kombëtar të abuzuesve seksualë.

Megjithëse dikur ka qenë nga punonjësit më të paguar të sistemit universitar shëndetësor UCLA, Heaps u arrestua në 2019 pas akuzave të abuzimeve të ndryshme nga disa paciente, me prekje, komente personale apo ndërhyrje të panevojshme invasive.

Më pas u kuptua se ankesat ndaj Heaps kishin mbetur pa përgjigje prej vitit 2017, kur një grup hetimi u ngrit nga spitali universitar.

Heaps i cili ka ekzaminuar më shumë se 6,000 paciente gjatë karrierës së tij ishte lejuar të vijonte punën deri në  qershor 2018, kur kontrata e tij u anulua dhe denoncimet u dërguan në polici.

Gjatë arrestimit një vit më vonë Heaps u akuzua me 21 shkelje seksuale ndaj të paktën shtatë grave nga viti 2009 deri në 2018, shkruan rrjeti CBS News .

Gjykata rrjedhimisht e shpalli fajtor për vetëm shtatë nga shkeljet, ndërsa viktimat paditën gjithashtu qendrën mjekësore UCLA për refuzimin e ankesave të tyre për abuzimin e Heaps, si në qendrën studentore, në qendrën mjekësore Ronald Reagan UCLA, dhe në zyrën e tij në kampus.

Universiteti u detyrua të paguajë rreth 700 milionë paundë dëmshpërblim ndaj 300 viktimave të gjinekologut abuzues.

Heaps — i cili ishte në burg prej më shumë se një viti në pritje të gjyqit — ishte veshur me kominoshe portokalli, dhe nuk foli pas leximit të dënimit.

“Shpresoj që dënimi dhe dëmshpërblimi të nxisë të tjera viktima të dalin për të folur”, tha një nga akuzueset, Ellen Carter, për mediat.

Të tjera viktima flisnin për pasojat e terrorit nga abuzimi doktorit.

“Jetoj ende në ankth. Më ka bërë të mendoj gjëra shumë të errëta,” tha akuzuesja Jane T.

Një tjetër grua Natalie B., kujtonte se abuzimi i Heaps njollosi lindjen e fëmijëve të saj në qendrën mjekësore.

Në një dekalratë ajo shkruante: “Isha krenare që isha paciente aty, por abuzimi shkatërroi gjithçka, e ma ktheu vendin e lndjes së fëmijëve të mi në një aktivizues traume”.

FOTO GALERI
1/5
Universiteti u detyrua të paguajë rreth 700 milionë paundë dëmshpërblim ndaj 300 viktimave të gjinekologut abuzues.

Top Channel