Gjermania me dyshtetësi, turqit shpresa për reformë ligjore

27/04/2023 14:52

Një reformë, ende në shqyrtim, mund t`i japë fund ligjeve kufizuese mbi dyshtetësinë në Gjermani, e t`i hapin rrugën shumë njerëzve nga vende të tjera të përfitojnë nga ky moment.

Në mënyrë të veçantë, ndryshimet e legjislacionit, po i pret me ankth komuniteti i madh turk i vendit. Në kushtet aktuale, emigrantëve si Sener Sargut, Nilhan Tezer dhe Kerem Esemen, u duhet të heqin dorë nga pasaportat e tyre turke për të marrë nënshtetësinë gjermane. Por shpresojnë se reforma e re do të mund te sjelle një zhvillim pozitiv jo vetëm për ata, por edhe për vetë Gjermaninë.

 “Unë jam 80 vjeç dhe kam jetuar në Frankfurt prej 64 vjetësh. Bëra për dy vjet shërbimin ushtarak në Turqi, pastaj erdha në Gjermani. Shkollën e mesme e mbarova andej, ndërsa studimet i vazhdova këtu. Gruaja dhe dy fëmijët e mi nuk kanë jetuar kurrë në Turqi. Kanë shkuar për pushime, por nuk kanë jetuar kurrë andej. Ata i kanë të dyja shtetësitë, por unë jam i vetmi nga familja që ka lindur atje, dhe nëse dua të marr nënshtetësinë gjermane do të humbas atë turke”, tha Sener Sargut, një pensionist turk.

 “Mendoj se i plotësoj kushtet, do të aplikoj direkt. Dua të them unë jetoj në Gjermani tani, jam në sistemin shëndetësor të vendit, taksat i paguaj këtu. Dhe sistemin e këtushëm e njoh shumë më mirë se atë turk, sepse në Turqi unë nuk kam punuar kurrë”, tha arkitekti Nilhan Tezer.

 “Një nga gjërat e rëndësishme të marrjes së nënshtetësisë gjermane është e drejta e votës. Dua të them, përderisa unë e shoh vazhdimësinë time këtu, duhet të kem një zë në politikën e vendit dhe vendimet e politikanëve gjermane”, tha një mësues piano Kerem Esemen.

Koalicioni qeverisës gjerman, që e mori pushtetin në vitin 2021 dhe përfshin SPD-në e majtë, të Gjelbërit dhe FDP-në liberale, është zotuar të krijojë një “ligj modern të shtetësisë”. Projektligji në shqyrtim do të ndihmonte shumë të huaj për të përfituar nga shtetësia e dyfishtë që përgjithësisht, është mjaft e kufizuar aktualisht tek qytetarët e BE-së dhe zviceranët.

Ndryshimet e planifikuara përfshijnë ndër të tjera uljen e numrit të viteve të qëndrimit të nevojshëm për natyralizim në pesë nga tetë vjet që janë aktualisht dhe madje edhe tre në raste të caktuara, si dhe për të ndihmuar integrimin për emigrantë në moshë që pak janë përzier jashtë komuniteteve të tyre, do të lehtësohen kërkesat e rrepta gjuhësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA