Sulmet e kandidatëve demokrat pjesëmarrës në garën për Tiranën janë drejtuar ndaj rivalit socialist Erion Veliaj, i cili aspiron një mandat të tretë në krye të Bashkisë.
“Erion Veliaj është i punësuar i Edi Ramës, cirak i tij qe zbaton porositë e tij edhe në raport me biznesin, favorizon katër – pesë biznese oligarkësh”, tha Ronald Bejko.
Kandidati i partisë Demokratike Roland Bejko akuzon Erion Veliajn për bashkëpunim me oligarkët, por heziton t’i përmendë me emra. Pasi lë akuzat mënjanë ndalet tek programi ekonomik, boshti i së cilit është ulja e taksave.
“Çfarë i duhet ekonomisë. Më pak gjoba, më pak presion nga ana e punonjësve të bashkisë dhe më shumë komunikim për të krijuar një lloj relaksi. Bashkia dhe biznesi nuk janë armiq, nuk janë macja dhe miu. Ne jemi për politika të tilla të zhvillimit me më pak taksa. Ne kemi menduar që të heqim taksën e infrastrukturës arsimore dhe sportive, përgjysmimin e taksës së pastrimit për bizneset, bashkia do të krijojë lehtësi fiskale”, tha Bejko.
Premton se vëmendja e tij nuk do jetë përqendruar vetëm në qendër, por edhe në zonat periferike duke u zotuar për krijimin e tri zonave të lira ekonomike në zonën e Krrabës, Arbanës dhe Ndroqit.
Top Channel