Dhunoi motrën e tij, e cila ishte me urdhër mbrojtjeje/ Arrestohet në Elbasan 35-vjeçari në kërkim

27/04/2023 10:00

Një 35 vjeçar i shpallur në kërkim, për dhunë në familje dhe kundërshtim në vendimin gjykate, është vënë në pranga.

E. G., është kapur nga shërbimet e policisë në në lagjen “Dyli Haxhire” të Elbasanit.

35 vjeçari ishte në kërkim, pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Kjo pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“Elbasan/Vijon puna operacionale për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari i shpallur në kërkim për dhunë në familje dhe veprime në kundështim me vendimin e Gjykatës Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë kapur në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, dhe kanë ndaluar shtetasin: E. G., 35 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, sepse dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila e kishte pajisur motrën e 35-vjeçarit, me urdhër mbrojtjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA