Vrapuesi profesionist i Maratonës së Londrës vdes papritur pasi përfundoi garën nën tre orë (fotot)

26/04/2023 17:51

Një vrapues i sprovuar që kreu Maratonën e Londrës në më pak se tre orë të dielën, ka vdekur papritur teksa kthehej në shtëpi.

Steve Shanks, nga Nottingham, vdiq teksa udhëtonte drejt shtëpisë duke celebruar arritjen e tij, njoftonin organizatorët e garës.

Bashkëshortja e tronditur e 45-veçarit Jessica Shanks, përshkruante dhimbjen e saj në një postim në rrjetet sociale, ashtu si shumë sportistë të tjerë që kishin vrapuar me të ndjerin prej vitesh.

Zonja Shanks shkruante: “Me trishtim të madh njoftoj vdekjne e papritur e të paparapajmëruar të bashkëshortit tim të dashur Stephen Shanks. Askush nuk e priste këtë tragjedi, që ndodhi teksa ai kthehej në shtëpi nga Maratona e Londrës”.

I ndjeri Shanks përfundoi garën e të dielës në kohën impresionuese prej dy orë e 53 minuta. Ai kishte fituar shumë tituj në vrapime të distancave të ndryshme dhe kishte udhëtuar në shumë vende të Evropës për të konkurruar.

Klubi i tij lokal i vrapuesve Holme Pierrepont shkruante në një njoftim: “Jemi të shokuar e të trishtuar të mësojmë për vdekjen e tij”.

Zyrtarët e Maratonës së Londrës thanë se “shkaku i vdekjes do të përcaktohet më vonë nga ekzaminimet mjeksore”.

Rreth 48,000 vrapues kompletuan maratonën e të dielës, e cila organizohet prej vitit 1981.

Që prej nisjes së saj 13 vetë kanë vdekur gjatë vrapimit në maratonë, por asnjë pas përfundimit të saj, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
4/7
Një vrapues i sprovuar që kreu Maratonën e Londrës në më pak se tre orë të dielën, ka vdekur papritur teksa kthehej në shtëpi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA