Mediat amerikane raportonin sot se një dëshmitar ka dhënë versionin e tij një Komision Hetimor të Senatit të SHBA për akuzat e rënda lidhjeve të administratës së presidentit Joe Biden me trafik të miturish emigrantë në kufirin jugor.
Zyrtarët kanë dëgjuar sot raportuesen Tara Lee Rodas, e grupit të të drejtave HHS, aktivistenSheena Rodriguez, dhe drejtuesen e grupit ‘Alliance for a Safe Texas’, Jessica Vaughn, raporton rrjeti Fox News.
Komentet direkte ende nuk janë publikuar por në dëshminë e shkruar Rodas paralajmëron për problemin që daton para kësaj administrate dhe është përkeqësuar në vitet e fundit.
“Unë mendoja se do të ndihmojë fëmijët që të gjenin një shtëpi e familje, por zbulova se ata trafikoheshin në një rrjet të sofistikuar nga kufiri me SHBA dhe më pas te sponsora të dyshimtë”, ka thënë ajo mes të tjerash.”
“Nëse është e qëllimshme apo jo, qeveria e SHBA duket se është kthyer në një ndërmjetës të një operacioni trafiku të drejtuar nga lojtarë të këqinj që përfitojnë me jetën e fëmijëve”, shtohet në dëshmi.
Top Channel