Veliaj: Ish-komunisti Sali ka gjetur Sanço Pançon, e ka bashkuar halli me fuksin e lagjes

26/04/2023 19:50

Në Njësinë 8, ku ndaloi në takimin elektoral të radhës, Erion Veliaj ka krahasuar çiftin Berisha-Meta me Don Kishotin dhe Sanço Pançon.

Ai tha se një ‘non grata’ me një ish-anëtar të sigurimit janë bërë bashkë secili për hallin e vet.

“Duhet ta pranojmë që Saliu nuk është vetëm. Ai nuk është tek pullë në këtë aventurë. Don Kishoti ka edhe Sanço Pançon e vet, se nuk shkon fabula pa një Sanço Panço të vogël. Ju e dini kush është Sanço Panço! Fuksi i lagjes. 2-lekëshi. Shkon spiunon shokët: kush flet keq kundër regjimit, kush është kundër sistemit, kush ka nxjerrë një antenë që kap RAI-n. Kështu që, ka gjetur ish-komunisti Sali, Sanço Pançon dhe fuksin e lagjes Ilir Meta. I ka bashkuar halli. Ajo shprehja “kërcen prifti nga belaja” i referohet këtyre të dyve, ku nga belaja kërcenin si arusha në stadiumin bosh, pa spektatorë, sepse halli duhet të jetë vërtetë i madh”, u shpreh Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA