Nga njësia numër 8 ku zhvilloi një takim me banorët e kësaj zone, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kërkoi të mos e mbështesin koalicionin “Bashkë Fitojmë” pasi forca e vetme proeuropiane në vend është Partia Socialiste
“Duhet refuzim total dhe të bashkohemi me forcat proeuropiane që është partia Socialiste. Saliu nuk është vetëm, pra Don Kishoti ka dhe Sanco Pancon. Fuksi lagjes, 2 lekshi. Ka gjetur Sanco Pancon fuksin e lagjes, Ilir Metën. Ore ku i gjejnë lekët këta. Mbi 100 mije uro kushton stadium. Pra ku I gjejnë? E patë të gjithë ku i çonte paratë Kremlini. Monikës i vinte çdo muaj pari ruse. Si ka mundësi që nga të gjitha llogaritë bankare nuk i kap dora Putinit llogarinë e njërit prej nesh. Këta bëjnë sikur janë pro perëndimor, por u qan zemra për ish bashkimin sovjetik.”- tha Veliaj.
Veliaj u ndal dhe tek premtimet e kundërshtarit të tij politik, Belind Këlliçi, të cilat I quajti gënjeshtra të radhës.
Çështja është që duhet të kesh mbaruar gjimnazin për të bërë këto llogari. Se po na dalin që, ca prej këtyre s’kanë as diplomë gjimnazi, imagjino. Dhe s’ka asnjë gjë të keqe, se ka plot që s’kanë mbaruar gjimnazin. Por këta janë si ata që mbasi kanë mbaruar masterin thonë: “Ore, qenka kaq kollaj për masterin, sa po mbaroj edhe shkollën e mesme.” Kjo është edhe për të qeshur, edhe për të qarë”-tha Veliaj.
Në fund ai e pati dhe një mesazh falenderimi për të gjithë demokratët, që dita ditës, sipas tij, po braktisin Sali Berishën.
“Gënjen plaku 80-vjeç. 80-vjeç gënjen si fëmijë akoma dhe mund të ketë rrjedhur, por demokratët nuk kanë rrjedhur dhe fakti që e vetmja gjë që bënë demokratët është që ikën nga stadiumi për ta lënë vetëm, ishte leksioni më i madh që i dhanë atij personazhi, duke e lënë vetëm në stadium, burri 80-vjeç.”- tha Veliaj.
Top Channel