Tre të arrestuar për vepra të ndryshme penale në Korçë, Pogradec dhe Devoll

26/04/2023 14:55
Foto ilustruese

Tre persona janë arrestuar në Korçë, Pogradec dhe Devoll, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll ndaluan 58-vjeçarin në kërkim F. B., banues në fshatin Menkulas, Devoll, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë 21-vjeçarin O. L., banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar në kokë, me një përforcues grushti, një 30-vjeçar. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjet një thikë dhe një sasi e vogël më lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me përforcuesin e grushtit.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë 26-vjeçarin D. T., banues në fshatin Braçanj, Devoll, pasi u kap në qytetin e Bilishtit, duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA